Mexhiti: Murali i Ismail Qemalit lidh historinë me brezat e rinj

1 Min. Leximi

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në SHFK “Ismail Qemali”, ku u prezantua programi festiv i përgatitur nga nxënësit dhe u bë përurimi i muralit kushtuar figurës së Ismail Qemalit.

Në një atmosferë festive, oborri i shkollës u shndërrua në një hapësirë ku arti, edukimi dhe kujtesa historike u ndërthurën përmes performancave të nxënësve dhe prezantimit të muralit të ri, i cili sjell para brezave të rinj figurën e njeriut që ngriti flamurin e pavarësisë.

“Ky mural është më shumë se një vepër artistike. Ai është një kujtesë e përhershme për figurat që kanë ndërtuar historinë tonë dhe një frymëzim për brezat e rinj që po rriten me vlerat e dijes, identitetit dhe përkushtimit ndaj atdheut,” u shpreh Mexhiti.

Energjia dhe kreativiteti i nxënësve i dhanë këtij aktiviteti një domethënie të veçantë, duke krijuar një lidhje simbolike mes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, në ditën kushtuar fëmijëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull