“Marca” zbulon se kush do të jetë fitues i “Topit të Artë” në Paris, më 28 tetor

1 Min. Leximi

Bota e futbollit do të sheh një pronar të ri të “Topit të Artë” në Paris më 28 tetor dhe sipas “Marca”, “Topi i Artë” do të shkojë sërish në Madrid. Mediumi spanjoll i afërt me Real Madridin shkruan se gjithçka tregon se çmimi do të shkojë për Vinisius Junior.

Në ballinën e Marca-s të printuar është fotoja e tij dhe titulli.

- Advertisement -

“Të gjitha rrugët të çojnë në ar. Braziliani e meritoi plotësisht etiketën e yllit më të madh në ceremoninë në Paris më 28 tetor. Nuk ishte e lehtë për të që të arrinte majat e botës së futbollit”, shkruan Marka.

Meqë ra fjala, spanjollët shprehen në nëntitullin e tekstit se tashmë Vini e di që e pret një çmim prestigjioz. Në fund të tekstit thuhet se sponsori i tij “Nike”, i cili do të përgatisë këpucët e arta të futbollit, është gati të bëjë homazhe për të. Ndryshe, sulmuesi brazilian duhet të jetë një figurë qendrore në dyqanin e tyre në qendër të Madridit, i cili rihapet vetëm dy ditë pas ndarjes së “Topit të Artë”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull