Lidhja Europiane për Ndryshim: Vendimi i Këshillit Gjyqësor, grusht i fortë për pushtetin e korruptuar

1 Min. Leximi

”Vendimi i Këshillit Gjyqësor që Besa Ademi të mbetet kryetare e Gjykatës Supreme është një grusht i fuqishëm për BDI-në dhe një pikë shpresë për qytetatët dhe drejtësinë në vend.

Jemi të vetëdijshëm se një vendim i këtillë, pasoi falë faktit që në vend ka gjykatës me dinjitet dhe që e duan drejtësinë, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga pushteti. Po ashtu edhe si rezultat i reagimit të ashpër të faktorit ndërkombëtar por edhe reagimit të opozitës shqiptare.

- Advertisement -

Lidhja Europiane për Ndryshim, falënderon të gjithë përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë, që reaguan publikisht kundër kërkesës për shkarkimin e kreu të Këshillit Gjyqësor, znj. Besa Ademi, por edhe angazhimit të tyre që në Maqedoninë e Veriut të fitojë drejtësia.

Sot dështuan vetëm partitë në pushtet, gjykatësit e tyre dhe ata funksionarë që pa ndërprerje kërkojnë ta kthejnë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut, duke ia vjetërsuar lëndët si dhe pu ojnë pamdërprerë ta shpëtojnë Sasho Mijallkovin” – thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull