Bayer Leverkuseni është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti në gjysmëfinale Fortuna Dusseldorfin me rezultat 4-0.
Serinë e golave e nisi Jeremie Frimpong, në minutën e 7’. Ndërsa Amine Adli u përkujdes për golin e dytë, pas asistimi nga Florian Wirtz.
Këta dytë kontribuan mes veti edhe njëherë në minutën e 35’, por këtë herë ishte Wirtz që shënoi dhe Adli që asistoi.
Në pjesën e dytë, Leverkuseni shënoi edhe njëherë në minutën e 60’, me Wirtzin, i cili ishte i saktë nga penaltia.
Në finale, Leverkuseni do të ballafaqohet me Kaiserslauternin, pasi ky i fundit mposhti Saarbrucken, të martën, me rezultat 2-0.