LAJMI I FUNDIT PANIK I MADH NË BURSAT BOTËRORE: Brenda një kohe të shkurtër janë zhdukur nga tregjet financiare pothuajse 9.000 miliardë dollarë. Flluska e inteligjencës artificiale (AI) është në prag të shpërthimit!
Tregjet financiare botërore po përballen me tronditje të mëdha, pasi që nga kulmi i muajit gusht, nga vlera e aksioneve në bursat botërore janë fshirë pothuajse 9.000 miliardë dollarë. Shitjet masive të aksioneve kanë shkaktuar shqetësim te investitorët, të cilët gjithnjë e më shumë frikësohen nga shpërthimi i të ashtuquajturës flluskë e inteligjencës artificiale (AI).
Sipas informacioneve të publikuara nga Reuters, rënia ka përfshirë bursat në Azi, Evropë dhe SHBA, ndërsa presion shtesë në tregje po krijojnë pritjet për rritjen e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara.
Goditjen më të madhe e kanë pësuar tregjet aziatike, të cilat po regjistrojnë javën më të keqe që nga viti 2020. Situata është veçanërisht dramatike në Tajvan, ku aksionet brenda vetëm pesë ditëve kanë humbur rreth 17 për qind të vlerës së tyre, duke shënuar rënien më të madhe javore në tri dekadat e fundit.

