Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Kurti: Mënyra e futjes deri më tani e dinarit serb në Kosovë, inkurajonte kriminelët

Përditësimi i fundit: 2024/02/12 at 2:38 AM
Publikuar February 12, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se dinari serb në Kosovë nuk mund të futet dhe të transportohet nga 1 shkurti me “thasë” në Kosovë, por vetëm përmes llogarive bankare dhe të tërhiqet në valutën euro, transmeton Anadolu.

Në një adresim për serbët që jetojnë në Kosovë lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila nga 1 shkurti e lejon si para të vlefshme për operim në treg vetëm euron, kryeministri Kurti tha se qarkullimi i dinarit serb në Kosovë ua mundësonte grupeve kriminale të forconin ndikimin mbi popullin dhe t’i frikësonin ata.

- Reklamim -

Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale tha se duhet të ndalohet pastrimi i parave dhe pasurimi i paligjshëm, pasi sipas tij, kjo bënte lehtësimin e financimit të terroristëve dhe pengimin e paqes.

“Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtin dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro. Kjo politikë mbron qytetarët nga kërcënimet e krimit të organizuar, trafikimit me armë dhe pastrimit të parave. Deri më tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufijve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”, tha Kurti.

Ai theksoi se BQK i ka ofruar lehtësime për konvertimin e dinarëve në euro Bankës Popullore të Serbisë. Po ashtu BQK-ja sipas tij ka siguruar hapjen e llogarive bankare në euro për ata që ende nuk e kanë bërë këtë, pa pagesë.

“Vetëm mendoni se sa mundësi do të krijojë hapja e një llogarie të rregullt bankare për një pjesë të vogël të popullsisë që nuk e ka bërë ende këtë: fluksi i parave përmes llogarisë do të mundësojë regjistrimin e pagesave dhe disbursimeve të ligjshme, të cilat do të jenë baza eventuale e marrjes së një kredie apo fillimit të një biznesi, marrja e ndihmës nga institucionet e Kosovës, pavarësia ekonomike e grave, e cila në mënyrë të pashmangshme çon në mundësi të reja për një jetë më të mirë”, tha Kurti.

Ai potencoi se çdo muaj, më shumë se 33 mijë pjesëtarë të komunitetit serb marrin pensione nga Republika e Kosovës, 2.205 familje marrin ndihmë sociale, 4.244 familje marrin ndihmë për fëmijë dhe 1.372 familje marrin ndihmë për gratë lehona dhe nënat me fëmijë.

“Gjithçka përmes llogarisë bankare të hapur në euro. Përmes tyre mund të merret edhe ndihma për komunitetin serb, e dërguar nga qeveria e Beogradit, e pranuar në euro dhe e regjistruar përmes llogarisë bankare për hir të transparencës dhe vendosjes së ligjshmërisë. Në këtë mënyrë, shuma e parave të dërguara nga Beogradi do të përputhet saktësisht me paratë që do të merrni në Kosovë”, tha Kurti.

Nga 1 shkurti 2024 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e BQK-së e cila përcakton që valuta e vetme e pranuar për operim në Republikën e Kosovës, është euro. Kjo rregullore, për zbatimin e së cilës nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se do të ketë një fazë tranzicioni e cila përfshin informim dhe edukim për qytetarët dhe bizneset dhe jo menjëherë ndëshkime, ka prekur më shumë serbët e Kosovës të cilët ende e përdorin dinarin serb, të cilët po ashtu marrin pensione dhe ndihma sociale nga Serbia.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 12 Shkurt, 2024 February 12, 2024
Artikulli i mëparshëm Faktorë të shumtë për përhapjen e kancerit, Mjekët: Diangostikimi i hershëm është shërim
Artikulli tjetër Një snajper izraelit qëllon një grua palestineze dhe djalin e saj në mes të rrugës në Gaza

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    3shi.net May 17, 2025
    Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare
    Maqedonia e Veriut në krye të rënies së popullsisë në Evropën Juglindore
    “Krejt fushatën kundër Rusisë, pse Lavrovin e thirre në Shkup”, Jeta Xharra pyetje Bujar Osmanit (VIDEO)
    “Ali Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale”! Kasami: Brenda BDI-së diskutohet që t’i bojkotojnë zgjedhjet, e kanë problem të gjejnë kandidatë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?