Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Kurti mburret me rritje ekonomike në tri vjet qeverisje: Punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë

Përditësimi i fundit: 2024/03/23 at 9:03 PM
Publikuar March 23, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  është mburrur për rritje ekonomike në trevjetorin e qeverisjes së tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti ka thënë se në këto tri vite punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë dhe se numri i të rinjve të punësuar në tregun e punës është dyfishuar. Ai tutje ka folur për eksportet dhe investimet e huaja direkte, për të cilat thotë se po ashtu janë dyfishuar.

Kurti ka thënë se bruto produkti vendor ka arritur vlerën 9.6 miliardë euro, nga 6.7 miliardë euro sa ishte kur mori detyrën. Sipas shifrave të kryeministrit kjo i bie, 3 miliardë euro më shumë për tri vjet qeverisje, me deficit minimal.

Ai tutje  ka bërë krahasime me qeveritë e kaluara duke thënë se atyre u duhej tri vjet kohë për t’ia shtuar 1 miliard euro ekonomisë, dhe atë përmes borxheve dhe shfrytëzimit të fondeve të mbledhura nga privatizimi.

“Bruto Produkti Vendor ka arritur vlerën 9.6 miliardë euro, nga 6.7 miliardë euro sa ishte kur morëm qeverisjen nën drejtim – pra 3 miliardë euro më shumë për tri vjet qeverisje, me deficit minimal. Qeverive në të kaluarën u duhej tri vjet kohë për t’ia shtuar 1 miliard euro ekonomisë, dhe atë përmes borxheve dhe shfrytëzimit të fondeve të mbledhura nga privatizimi.

Për këto e më shumë, jemi krenar dhe ballëhapur. Tre vjet pas, entuziazmi i qytetarëve për qeverinë tonë është vullneti ynë për të shërbyer. Besimi i tyre për qeverinë tonë është vlerësimi më i lartë për punën e deritanishme dhe frymëzimi për punën që vazhdon2, shkruan Kurti ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë. Ka dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës se kur e morëm detyrën. Afër 10 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç janë punësuar përmes platformës qeveritare Superpuna. Mbi 12 mijë gra janë punësuar përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Eksportet dhe Investimet e Huaja Direkte janë dyfishuar.

Në tri vjet qeverisje rishpërndamë rreth 1.2 miliard euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të shumta, pa krijuar borxhe të reja. Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajonin e Ballkanit për qytetarë në ballafaqim me inflacionin dhe krizën energjetike, si përqindje e Bruto Produktit Vendor sipas Raportit të Bankës Botërore. Shpenzimet kapitale në vitin e kaluar shënuan vlerë rekord prej 555 milionë euro të ekzekutuara. Ndërkohë që borxhin publik e kemi në nivelin më të ulët në Evropë.

Në vitin 2020 faturat e papaguara nga qeveritë e kaluara për mallra dhe shërbime që kanë marrë nga bizneset kanë qenë në vlerë prej 140 milionë euro. Në fund të vitit të kaluar ky borxh është ulur në vetëm 33 milionë.

Qarkullimi i bizneseve në vitin 2023 ishte për 58% më i lartë se ai në vitin 2019, vit parapandemik.

Bruto Produkti Vendor ka arritur vlerën 9.6 miliardë euro, nga 6.7 miliardë euro sa ishte kur morëm qeverisjen nën drejtim – pra 3 miliardë euro më shumë për tri vjet qeverisje, me deficit minimal. Qeverive në të kaluarën u duhej tri vjet kohë për t’ia shtuar 1 miliard euro ekonomisë, dhe atë përmes borxheve dhe shfrytëzimit të fondeve të mbledhura nga privatizimi.

Për këto e më shumë, jemi krenar dhe ballëhapur. Tre vjet pas, entuziazmi i qytetarëve për qeverinë tonë është vullneti ynë për të shërbyer. Besimi i tyre për qeverinë tonë është vlerësimi më i lartë për punën e deritanishme dhe frymëzimi për punën që vazhdon.

 

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: ##rritjeekonomike, kurti, toplajm
3shi.net 23 Mars, 2024 March 23, 2024
Artikulli i mëparshëm Mexhiti tregon kushtin për koalicionim qeveritar (VIDEO)
Artikulli tjetër VLEN hapi shtabin zgjedhor në Kumanovë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Ramush Haradinaj: Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash

    3shi.net March 17, 2025
    “Shpata e Artan Grubit: Kërcënim ndaj popullit apo tradhti ndaj Ali Ahmetit?”
    Nora Gjakova e jashtëzakonshme, kualifikohet në finale
    Avokati i Pal Lekajt: Vendimi i Gjykatës është skandaloz (VIDEO)
    Grubi: Qeveria monoetnike, nuk po respektohet vullneti i shqiptarëve
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?