Kumbulla i bashkohet Bajramit tek Sassuolo

1 Min. Leximi

Marash Kumbulla mund të quhet lojtari më i ri i Sassuolo-s në Serinë A.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. “Tuttomercato” raporton se mbrëmjen e së martës, është arritur akordi mes palëve.

- Advertisement -

Kumbulla do të huazohet nga Roma deri në fund të sezonit tek skuadra ku luan futbollisti tjetër i Kombëtares, Nedim Bajrami.

Shqiptari kërkohej nga disa klube si Cagliari, Genoa dhe Udinese, por tashmë e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull