Sipas Mexhitit, me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.
Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup, duke theksuar se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që në periudhën e ardhshme të hapet procedura e tenderimit dhe të nisin punimet për përfundimin e sheshit.

