Katër shtetas të Turqisë ndalohen në Shkup për shkelje të rregullave të qëndrimit

1 Min. Leximi

Dje, në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00 në Shkup, në territorin e komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup, duke vepruar sipas planit të shërbimit për paraqitje dhe çregjistrim për muajin qershor, kanë arrestuar B.M.B. (21), K.U. (25), A.E. (24) dhe K.B. (24), të gjithë shtetas të Republikës së Turqisë, për shkak të qëndrimit të parregulluar në shtet.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull