Katër ish-kandidatë të pavarur mbështetën VLEN-in në kongresin e bashkimit në një parti

1 Min. Leximi

Në kongresin e fundit ku koalicioni VLEN u unifikua në një subjekt të vetëm politik, morën pjesë edhe katër kandidatë të pavarur për kryetar komunash nga zgjedhjet e fundit lokale, duke shprehur mbështetje për këtë proces.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm: Shkodran Alili nga Kërçova, Mendi Qyra nga Struga, Ramadan Imeri nga Dibra dhe Zulhajrat Demiri nga Vrapçishti.

Prania dhe mbështetja e tyre në këtë kongres reflekton një frymë më të gjerë bashkëpunimi dhe rreshtimi rreth VLEN-it, duke dëshmuar se procesi i unifikimit po gjen përkrahje edhe nga figura që më parë kanë vepruar si të pavarur.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull