Izet Mexhiti: Serova nuk mposhtet as me presion e as me pushtet

1 Min. Leximi

Shkup, 8 mars – Pas përfundimit të Epopesë së UÇK-së, sonte ishim në Qendrën e Votimit që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, e që sinqerisht edhe unë u befasova me masovitetin e përkrahësve që ishin prezent.

Takimet tona të përditshme po shndërohen në tubime masovike, e kjo na detyron që t’i braktisim zyret tona, e të dalim aty nga ku buron FORCA, aty nga ku merret LEGJITIMITETI, aty ku flet POPULLI, aty ku bëhet FITORJA, aty nga ku po vjen NDRYSHIMI, në lagjet tona!

- Advertisement -

Sonte ishim vetëm me një nga tre Qendrat e Votimit të lagjes Serovë, e bindja, entuziazmi, determinimi për NDRYSHIM në këtë natë të freskët marsi ishte e jashtëzakonshme!

Serova nuk mposhtet as me presion e as me pushtet, Serova gjithmonë ka ditur të vlersojë DREJTË, prandaj edhe kësaj rradhe është reshtuar me Lëvizja Demokratike, për NDRYSHIMIN QË IA VLEN!

FALEMINDERIT NGA ZEMRA❤️

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull