Ilire Dauti tregon se si u prish koalicioni mes Ali Ahmetit e Ziadin Selës

1 Min. Leximi

Deputetja e Lidhjes Shqiptare (LSH), Ilire Dauti ka dhënë detaje se si është prishur koalicioni i partisë së tyre Aleanca për Shqiptarët(ASH) pas zgjedhjeve parlamentare.

Sipas saj, kur BDI-ja votoi Ligjin e Mickoskit për organizimin e organeve të pushtetit qendror, Fronti u thye.

“Kur u humb Kërçova dhe Bërvenica, Fronti nuk i shërbente më as qëllimit per çka u formua. Në këto rrethana, shërbimi më i mirë që mund t’u bënim aktivistëve ishte të vazhdonim të vetëm, duke ruajtur dhe mbajtur vetë konsistencën tonë në përballjen e drejtpërdrejtë me VMRO-në”, theksoi deputetja Ilire Dauti.(INA)

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull