Hoxha: Investim prej 12 milion denarësh për modernizimin e laboratorëve dhe rritjen e sigurisë ushqimore

1 Min. Leximi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, njoftoi për një investim prej 12 milion denarësh në kuadër të Programit për zhvillim rural 2024, me qëllim forcimin e sektorit agro-ushqimor në vend.

Sipas tij, projekti realizohet në bashkëpunim me Universiteti i Tetovës dhe përfshin modernizimin e infrastrukturës laboratorike përmes masës 1 “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillim rural”, duke mbuluar 100 për qind të kostove.

Hoxha theksoi se investimi përfshin furnizimin me pajisje moderne të tipit LC-MS/MS për detektimin e mbetjeve të pesticideve në ushqim, si dhe trajnimin e stafit profesional për përdorimin e tyre.

Ai shtoi se ky projekt krijon kushte konkrete për mbështetje profesionale të fermerëve, rrit konkurrueshmërinë e industrisë ushqimore dhe forcon kapacitetet institucionale për kontroll dhe siguri ushqimore.

“Ky nuk është vetëm një investim në pajisje, por në sigurinë e konsumatorit, cilësinë e prodhimit vendor dhe afrimin me standardet evropiane, duke lidhur drejtpërdrejt shkencën me praktikën”, deklaroi Hoxha.

Nga Ministria e Bujqësisë theksojnë se mbeten të përkushtuar për të vazhduar me investime strategjike që kontribuojnë në zhvillimin rural dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull