Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Harris dhe Trump luftojnë për vota në 7 shtetet që mund të përcaktojnë zgjedhjet

Përditësimi i fundit: 2024/10/23 at 6:45 AM
Publikuar October 23, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanë mbetur dy javë nga dita e votimit për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Kandidatja demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris dhe kundërshtari i saj republikan, ish-Presidenti Donald Trump janë përqëndruar thuajse plotësisht tek shtatë shtetet vendimtare që ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Më shumë se 14 milionë amerikanë e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre përmes votimit të hershëm, sipas të dhënave të Laboratorit të Zgjedhjeve pranë Universitetit të Floridës dhe shumë të tjerë pritet të veprojnë njësoj në ditët në vazhdim, ndërsa qendrat e votimit janë hapur herët thuajse në të 50 shtetet dhe po ashtu po praktikohet votimi përmes postës.

- Reklamim -

Anketimet në nivel kombëtar tregojnë se kjo është gara me diferencën më të ngushtë për dekada të tëra, ndërsa Harris ka një epërsi të lehtë.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga vota e Kolegjit Elektoral, çka bën që zgjedhjet të jenë një garë shtet më shtet. Në 48 nga 50 shtetet, fituesi i merr të gjithë elektorët e shtetit, me përjashtim të dy shteteve, Nebraskës dhe Meinit, të cilat i ndajnë elektorët në bazë të rezultatit të zgjedhjeve.

Numri i elektorëve të çdo shteti përcaktohet nga popullsia e tij, pra shtetet më të mëdha, kanë ndikimin më të madh në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në nivel kombëtar.

Që një kandidat të fitojë, i duhet të sigurojë 270 nga 538 votat në total që ka Kolegji Elektoral.

Anketimet tregojnë se në 43 shtete, pak a shumë dihet fituesi.

Nëse kjo nuk ndryshon, atëherë rezultati do të përcaktohej nga shtatë shtetet: Viskonsin, Miçigan, Penslivani, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada.

Diferenca në këto shtete, sipas anketave të fundit, është në kufijtë e masës së gabimit të sondazheve, çka bën që në secilin prej tyre, rezultati të jetë në pikëpyetje.

Pikërisht për këtë arsye, kandidatët Harris dhe Trump i kanë përqendruar takimet zgjedhore në këto shtete, një agjendë që ka të ngjarë të vazhdojë po kështu edhe në dy javët e fundit të fushatës.

Kamala Harris festoi 60-vjetorin të dielën duke folur në një kishë në Stonecrest, të Xhorxhias, 50 kilometra në lindje të qytetit më të madh të këtij shteti, Atlantës, një bastion i demokratëve. Ajo foli mbi fëmijërinë e saj në një kishë zezakësh, duke vënë në dukje retorikën e ashpër dhe përçarëse në politikën aktuale, edhe pse nuk e përmendi me emër Donald Trumpin. Ndalesa e radhës ishte organizata fetare ‘Divine Faith Ministries International’ në jug të Atlantës, ku bëri thirrje për ushtrimin e të drejtës për të votuar.

Më pas, ajo regjistroi një intervistë me udhëheqësin e të drejtave civile, Al Sharpton.

Ndërkohë, Donald Trumpi, veshi përparësen në një nga restorant McDonalds, në Pensilvani duke u shërbyer klintëve.

Zonja Harris është shprehur se kur ishte në kolegj, ka punuar në McDonalds, por zoti Trump thotë se nuk e beson një gjë të tillë, edhe pse një shoqe e zonjës Harris i tha gazetës New York Times se i kujtohet periudha kur Kamala Harrisi punonte atje.

Pas qëndrimit të shkurtër në restorant, Trump u mburr duke thënë se “kishte punuar 15 minuta”.

Më pas, ai pati një tubim zgjedhor në Lancaster të Pensilvanisë.

Të hënën Harris bëri fushtarë në Pensilvani, Miçigan dhe Viskonsin ndërsa zoti Trump në qytetin Greenville, në Karolinën e Veriut./VOA

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 23 Tetor, 2024 October 23, 2024
Artikulli i mëparshëm Në kopshtin “Fidani” fëmijët treguan kreativitetin në kuzhinë
Artikulli tjetër Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punësuara

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Taravari: Jemi të hapur për t’u ulur edhe me Ahmetin, por nuk e di ku do të shkojmë

    3shi.net October 7, 2024
    Taravari për deklaratën e Gashit: Gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase
    Fazliu: Dështuan projektet kundër Alternativës, Çairi i prin ndryshimit më 8 maj
    Perëndimi i SHBA-së nën pushtetin e të nxehtit ekstrem
    Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (Video)
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?