Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

1 Min. Leximi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai e akuzuar se mund të jetë duke vepruar në favor të interesave serbe, nëse ndihmon në vazhdimin e qeverisjes së Albin Kurtit.

Në një intervistë në emisionin “Pressing” në T7, Haradinaj tha se një veprim i tillë nga Limaj do të tregonte se ai është “dorë e zgjatur e Serbisë”.

- Advertisement -

“Nëse Fatmir Limaj bëhet shkaktar me vazhdu Albin Kurti, atëherë është dorë e zgjatur e Serbisë, e kemi zbulu edhe një – e kemi pasur në ekip e s’e kemi ditur. E paskemi pas të infiltru në radhët tona,” deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se një mbështetje e tillë për Kurtin do të ishte e papranueshme dhe e dëmshme për Kosovën.

“Me mu ka përfundu bashkëpunimi, edhe me pas jetën e varuar me Limaj, tri votat e tij nuk i dua”.

“Asnjëherë s’kemi diskutu që njëri nga ne me shku me mashtruesin”, tha Haradinaj, referuar si “mashtrues” Kurtit, u shpreh Haradinaj.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull