Gruda: Vazhdimi i punës në ekzekutiv i Kurtit dhe të tjerëve përbën shkelje kushtetuese

2 Min. Leximi

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se gjatë mbledhjes së Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, nuk është prezantuar asnjë dokument për dorëheqjet individuale të anëtarëve të Qeverisë, që sot bënë betimin si deputetë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“E vërteta është që nuk janë prezantuar dorëheqjet, por ministrja [në detyrë e Drejtësisë, Albulena] Haxhiu dhe Mimoza Kusari-Lila kanë garantuar që ministrat kanë dhënë dorëheqje në mënyrë individuale. E dyta, janë deklaruar publikisht që kanë dhënë dorëheqje. Ne kemi thënë, ‘në rregull, këto gjëra që po i thoni ju do t’i evidentojmë në procesverbal të Komisionit dhe mbani përgjegjësi ligjore nëse nuk keni dhënë dorëheqje’”, tha ai për Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, deklarimet publike të ministrave, tashmë deputetë, por edhe ato të bëra në Komision, ishin të mjaftueshme për PDK-në që t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Sipas tij, tani u mbetet organeve të drejtësisë që të veprojnë “nëse këta [ministrat dhe kryeministri që bënë betimin si deputetë] pas betimit shkojnë në zyrat qeveritare”.

“Ne thamë që deklarimet publike në media dhe deklarimi në komision konsiderohen të mjaftueshme dhe kanë fuqi juridike sepse edhe ashtu është jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Sipas Grudës, nëse Albin Kurti, dhe anëtarët e tjerë qeveritarë, pas betimit si deputetë vazhdojnë punën në ekzekutiv, ata do të bënin “shkelje kushtetuese dhe vepër penale”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull