Gjyqtarë dhe prokurorë kanë kërkuar takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, zbuloi ai sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai u tha se nuk do të pranojë askënd, se nuk do të qeverisin me presion politik përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe se duhet t’i shërbejnë qytetarëve e jo atij, transmeton Portalb.mk.
“Nuk dua të më kërkojnë takime as gjyqtarë, e as prokurorë, ja më kërkojnë, nuk dua. Nuk do të pranoj askënd, nuk kam nevojë për këtë. Ata duhet të punojnë, vetëm për atë që paguhen, ndërsa qytetarët i paguajnë nga paratë e tyre të fituara me mund, përmes taksave që paguajnë. Ata duhet t’i shërbejnë atyre, jo mua. Unë nuk kam nevojë. Unë nuk kam vëllezër, kushërinj apo ndonjë interes që ka interes në gjyqësor. As nuk kam ndërmend të qeveris në atë mënyrë si qeveri, të ushtrojë presion politik përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk kemi. Unë dua drejtësi, dua që ata të japin atë për të cilën janë paguar”, tha Mickoski.
Ai e komentoi këtë në kuadër të mesazheve publike që ai dhe ambasadorja amerikane, Angela Ageler, shkëmbyen për reformat në drejtësi, për të cilat të dy janë dakord se ka një nivel shumë të ulët besimi.
Ai tha se ambasadorët ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit, ndërsa Ageler tha se SHBA-të nuk ndërhyjnë por vetëm e mbështesin Maqedoninë.