Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski ka deklaruar sot se kalimi ilegal në Bit Pazar duhet të mbyllet, ndërsa ura të vihet në funksion, raporton SHENJA.
“Sinqerisht, medoj se kalimi ilegal duhet të mbyllet, për këtë temë jemi në koordinim edhe me sektorin e komunikacionit, sepse mbyllja e tij është kërkuar edhe nga ana e qytetarëve, por të njëjtën kërkesë për mbylljen e këtij kalimi e kishin edhe grupet e këshilltarëve nga VLEN dhe BDI. Mendimi im është se kalimi ilegal duhet të mbyllet sepse veçmë ura është, nuk jam kompetent por punoj me njerëz që kanë njohuri në sektorin e komunikacionit të cilët pritet së shpejti të më sjellin vendim dhe të veprojmë, sa më shpejtë”, ka deklaruar Gjorgjievski.
Gjorgjievski: Kalimi ilegal në “Bit Pazar” duhet të mbyllet!

Ndani këtë artikull
