Emi Carascos nga Spanja iu vodh vetura 26 vite më parë.
Opel Kadett e saj u zhduk më 5 gusht 1997 kur Emi denoncoi vjedhjen në polici.
Por ndërsa vitet kalonin dhe nuk kishte asnjë lajm, Emi e harroi fare Opelin e saj.
Kjo, deri një ditë kur policia katalanase thirri dhe tha se e gjetën makinën e saj në fund të një kënete të tharë në Riudecanyes.
Ajo u udhëzua të hiqte automjetin nga këneta ose të rrezikonte një gjobë të madhe, shkruan The Sun, e cila siguron edhe foton e Opel-it të vjedhur.
“Mendova se po bënin shaka”, tha Emi.
Emi dhe bashkëshorti i saj blenë një Kadett pas dasmës, makina e parë që blenë së bashku dhe që kishte vlerë sentimentale për ta.
Makina mbeti e fshehur në moçal për gati 30 vjet, deri në thatësirën e fundit.
Pasi policia e ka kërcënuar me gjobë, Emi ka treguar dokumente se ka bërë kallëzim në polici menjëherë pas vjedhjes.
Policia lokale, e cila tashmë është përgjegjëse për nxjerrjen e makinës nga këneta me baltë, tha se është hapur hetim për gjetjen e personit përgjegjës për vjedhjen.