Konstatim i padrejtë, madje edhe ofendues. Kështu i ka cilësuar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, komentet të cilët po bëhen për kryeministrin Albin Kurti se ai po përzihet në punët e brendshme të vendit tonë.
Gashi tha se kur Ahmeti e takon Albin Kurtin, madje sipas tij e ka takuar shumë më shpesh sesa ata, askush nga Maqedonia nuk ka ngritur zërin të thotë se është përzierje.
“Të njejtën kur e ka bërë dhe e bën Edi Rama, të njëjtën kur e ka bërë më herët Hashim Thaçi si president e kështu me radhë. Don të thotë ne si shqiptarë nuk duhet të na pengojë komunikimi mes liderëve, por nga ana tjetër duhet ta dijë edhe opinioni se ne jemi subjekte autonome dhe marrim vendime autententike në partitë e tona në vendin tonë. Askush nuk vjen të na tregojë neve se çfarë duhet të bëjmë dhe as na sugjerojnë se çfarë të bëjmë. Dhe, këtu e kam fjalën për faktorin shqiptarë dhe këtë po e them për hir të korrektësisë se ata na vlerësojnë dhe mendoj se kjo gjuhë e komunikimit e cila përdoret në opinion se ky i tha kështu i tregoi e keqpërdori…janë terma të manipulimit me opinionin publik dhe të manipulimit të votuesve”, u shpreh Gashi në intervistë për Alsat.
Ai shtoi se raportet janë korrekte dhe se ata bisedojnë edhe me faktorin ndërkombëtar edhe me liderët shqiptarë në Tiranë e Prishtinë për mundësitë më të mira të përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.