Zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të Frontit Europian, Arbër Ademi në një deklaratë për media ka theksuar se Tubimi përmbyllës për Zgjedhjet parlamentare i Frontit Europian do të mbahet me 05 Maj, 2024 në “sheshin Iliria” në Tetovë me fillim në ora 20:00.
“Marrë parasysh që opozita shqiptare me ngulm tenton të krijoj tensione, kërkon të kërkoj probleme ndër shqiptarët, ne si parti më e madhe që kemi bërë thirrje për maturi për ti evituar të gjitha problemet, dhe ne si shtab kemi vendosur që tubimi përmbyllës ta zhvendosim një ditë më para jo me 6 maj por më 5 Maj”, tha mes tjerash Arbër Ademi./tvklan