Forumi për Ndryshim në Arsim: Skandal me avancimet akademike në Universitetin e Tetovës

1 Min. Leximi

“Forumi për Ndryshim në Arsim shpreh shqetësimin e thellë lidhur me rastin e fundit në Universitetin e Tetovës, i cili dëshmon qartë se sistemi i avancimeve akademike është deformuar rëndë nga ndikimet familjare dhe interesat e ngushta

Rasti i Arbresha Bexheti Feratit nuk është thjesht një shkelje individuale, por një tregues alarmues se si një zinxhir i tërë institucional – nga Këshilli Mësimor Shkencor, Senati, deri te Komisioni Recenzues – ka dështuar të zbatojë ligjin dhe standardet akademike.

Sipas gjetjeve të Inspektoratit Shtetëror për Arsim, kemi të bëjmë me shkelje të shumta ligjore, mungesë transparence dhe dyshime serioze për konflikt interesi dhe manipulim dokumentesh. Në vend që avancimi të bazohet në meritë dhe kompetencë, ky rast dëshmon se vendimtare është bërë lidhja dhe ndikimi.

Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse, në veçanti nga Prokuroria Publike, që të hetojnë urgjentisht këtë rast dhe të vendosin përgjegjësi për të gjithë të përfshirët.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje drejtuesve të Universitetit të Tetovës që të anulojnë menjëherë këtë avancim të kundërligjshëm dhe të bashkëpunojnë pa kushte me organet inspektuese.

Integriteti i arsimit të lartë nuk mund të negociohet. Çdo tolerim i këtyre praktikave dëmton besimin e qytetarëve dhe të studentëve në sistemin arsimor.”

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull