Fjalimi i Erdogan në OKB: Ashtu si u ndalua Hitleri 70 vjet më parë, ashtu të ndalohet Netanyahu

1 Min. Leximi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shfrytëzoi fjalimin e tij të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën për të përmendur Gazën, si një shembull të dështimeve te sistemit të OKB-së.

“Jo vetëm fëmijët po vdesin në Gaza, por edhe sistemi i Kombeve të Bashkuara. E vërteta po vdes, vlerat që Perëndimi pretendon të mbrojë po vdesin, shpresat e njerëzimit për të jetuar në një botë më të drejtë po vdesin një nga një”, ka deklaruar Erdogan, raporton AP.

- Advertisement -

Ai ka vazhduar duke kërkuar që të ndalet lufta në Gaza teksa ka bërë sërish një krahasim mes Netanyahut dhe Hitlerit.

“70 vjet më parë, ashtu si Hitleri u ndalua nga një aleancë e humanitetit, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës duhet të ndalohet nga një aleancë e humanitetit”, është shprehur Erdogan.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull