Filipçe: Pagat e mjekëve të përgjithshëm do të rriten 2300€ dhe e infermierëve afër 1500 €

1 Min. Leximi

Kandidati i LSDM-së dhe koalicionit dhe bartësi i listës në Njësinë zgjedhore 4, Venko Filipçe, dje mori pjesë në hapjen e shtabit të ri zgjedhor në Kavadar. Filipçe u kujtoi qytetarëve investimet në shëndetësi, bujqësi dhe rritje të pagave që ka bërë qeveria e LSDM-së në mandatin e kaluar.

“Pagat do të vazhdojnë të rriten, është karakteristikë e qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja që gjithmonë të investojë në të ardhurat e qytetarëve. Pagat e mjekëve të përgjithshëm deri në fund të mandatit do të jenë nga 120.000 deri në 140.000 denarë (2300 euro), ndërsa të infermierëve nga 60.000 deri në 90.000 denarë (1500euro). Pagat e specialistëve do të vazhdojnë të rriten. Me këtë model evropian të pagave, ne do të mbajmë punonjësit e kujdesit shëndetësor në shtëpi dhe do të përmirësojmë shërbimet”, tha Filipçe.

- Advertisement -

Filipçe iu referua edhe të ardhurave dhe projekteve në bujqësi dhe paralajmëroi rekord prej 1,3 miliardë euro mbështetje financiare për bujqësinë e Maqedonisë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull