Se a ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit VLEN, Arben Fetai tha se kjo nuk ka ndodhur por kanë filluar strukturime të brendshme dhe siç thotë, VLEN po shkon drejt unifikimit gjithnjë e më të madh. Fetai tha se nëse ka ndonje vonesë është për shkak se sapo janë bërë pjesë e qeverisjes.
“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje përkundrazi, siç e keni parë gjatë javëve të fundit ne kemi filluar një strukturim të brendshëm. E kemi një trup kordinativ në nivelin politik, në nivel të kryetarëve, kemi themeluar dy trupa të tjera kordinative. VLEN shkon drejt unifikimit çdo herë e më të madh ndërsa vonesat e mundshme që kanë mundur të ndodhin jane për shkak se jemi në fillim te qeverisjes, kemi dalë nga një fushatë ku për herë të parë katër partitë shqiptarë kanë punuar bashkë në fushatën zgjedhore”, tha mes tjerash Fetai. /Tv21/