Në debatin politik në Click Plus, Arben Fetai përmend rastin e Rexhail Qerimit, kojshiut të Arbër Ademit, i cili vdiq në burg i pafajshëm për rastin “Alfa”.
Fetai i tha Arbër Ademit se asnjëherë nuk bëri asgjë për këtë rast dhe as që e ka përmendur.
” Se kam ni kurrë që ka folur për Rexhail Qerimin nga rasti Alfa, kojshiun e tij, i vdekur në burg. Nuk ka shembull më te qartë vazaliteti. 11 vite qeverisje, asnjë herë se keni cel gojën, dy mandate ju ka mbajtur si kukulla aty”, u shpreh Fetai.