Ferid Veseli, shqiptari i vetëm në stafin e Maqedonisë së Veriut U-20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

1 Min. Leximi

Ferid Veseli po shkruan një tjetër kapitull në karrierën e tij sportive, duke qenë pjesë e stafit të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U-20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen në Itali.

Veseli, trajner kondicional dhe një nga profesionistët shqiptarë të angazhuar në strukturat e futbollit të Maqedonisë së Veriut, është i vetmi shqiptar në stafin e përfaqësueses U-20 që merr pjesë në këtë aktivitet të madh ndërkombëtar sportiv.

Ai është pjesë e stafit teknik të drejtuar nga Aleksandar Tanevski, në rolin e trajnerit kondicional, me përgjegjësi për përgatitjen fizike të futbollistëve të rinj. Angazhimi i Veselit me përfaqësuesen U-20 është konfirmuar gjatë këtij viti, ndërsa më herët ai ka qenë pjesë e stafit të FC Shkupit.

Pjesëmarrja në “Taranto 2026” përbën një tjetër arritje për Veselin, i cili në vitin 2025 u pajis edhe me licencën UEFA për trajner kondicional, pas përfundimit të programit të specializuar të trajnimit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-20 është shortuar në Grupin A, së bashku me Marokun, Tunizinë dhe Türkiye-n, në garat e futbollit të Lojërave Mesdhetare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull