Fazliu me urim emocional në 35 vjetorin e “Shvercerave”: Jeni Zemra dhe Shpirti i Çairit!

1 Min. Leximi

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njeheri kryetar i degës së Alternativës në Çair, me një urim emocional i është drejtuar grupit të tifozëve të FC Shkupi, Shvercerat, me rastin e 35 vjetorit të themelimit.

““Shvercerat – 35 Vite Zemra dhe Shpirti i Çairit!”

- Advertisement -

“Shvercerat” janë një histori që Çairi e mban me krenari. Për 35 vite, ata kanë qenë zëri, shpirti dhe energjia që ka ngritur lart flamurin tonë në çdo stadium e çdo sfidë. Më shumë se tifozë, ata janë një familje që bashkon lagjen tonë dhe frymëzon breza të rinj me pasionin për sportin dhe identitetin.

- Advertisement -

Çairi sot feston me ju, “Shvercerat”!

Urime përvjetorin dhe le të vazhdojë kjo histori e madhe krenarie edhe për shumë vite!”, ka shkruar Fazliu në urimin e tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull