Ernest Muçi drejt transferimit të bujshëm

1 Min. Leximi

Ernest Muçi bëhet gati për hapin e radhës në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pritet të firmosë sot me një prej ekipeve më të njohura në Turqi, Beshiktashin.

Merkato e futbollit turk nuk është mbyllur ende dhe klubet në këtë vend janë duke bërë lëvizjet e fundit për të përforcuar radhët e tyre.

- Advertisement -

Beshiktashi është një nga skuadrat që po kërkon më shumë lojtarë cilësorë pasi nuk ia ka dalë deri tani që të rivalizojë për pozitat e rëndësishme në klasifikim.

Mediat turke raportojnë se mbrëmë është gjetur akordi mes palëve për transferimin e Muçit nga Legia Varshava.

Sipas “Fanatik”, lojtari është dakord për transferimin dhe ka rënë dakord për të firmosur një marrëveshje që e lidh me Beshiktash deri në verën e vitit 2027.

Klubi i Legias së Varshavës ndërkohë do të regjistrojë një fitim të ndjeshëm për transferimin e Muçit, pasi nga 500 mijë euro që shpenzoi për ta blerë nga Tirana në vitin 2021, tashmë do ta shesë për rreth 10 milionë euro.

- Advertisement -

Muçi pritet të kryejë sot vizitat mjekësore dhe të prezantohet në klubin e ri në Turqi ku do të vazhdojë karrierën e tij.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull