Erkan Arifi: Pas shumë vitesh pritjeje, uji i pijshëm po bëhet realitet për Sllupçanin , Likovën dhe Orizaren!

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi ka ndarë lajmin e madh për banorët e Sllupçanit se pas një pritje të gjatë tani më përfundimisht problemi meujin e pishëm është zgjedhur problemi i ujit për fshatrat e Orizares, Likovës dhe Sllupçanit dhe nga sot rezervuaret tashmë janë të mbushur dhe funksional.

NJOFTIM – UJI I PIJSHËM NË SLLUPÇAN
Të dashur banorë të Sllupçanit,
Pas shumë vitesh pritjeje, uji i pijshëm po bëhet realitet! 🚰
Komuna e Likovës dhe N.P. “Penda” po punojnë me intensitet të lartë për furnizimin me ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja.
✅ Rezervuarët në f.Likovë, f.Orizare dhe në f.Sllupçan tashmë janë të mbushur dhe funksional.
📌 Ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave të “Penda”-s për aplikim për lidhje në rrjet.
💧 Uji i pijshëm është tani i arritshëm – veproni sa më parë!
Me respekt,
Komuna e Likovës & NKP “Penda”

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull