Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Erdoğan: Netanyahu po e bën xheloz Hitlerin me “metodat e tij gjenocidale”

Përditësimi i fundit: 2024/05/12 at 11:49 AM
Publikuar May 12, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po e bën “xheloz” diktatorin gjerman, Adolf Hitler, me “metodat e tij gjenocidale” në Rripin e Gazës së rrethuar, transmeton Anadolu.

“A është e mundur të shihet se çfarë i ka shkaktuar Izraeli popullit të Gazës për muaj të tërë dhe të shihet si legjitime që Izraeli të bombardojë spitalet, të vrasë fëmijë, të shtypë civilët dhe të dënojë njerëzit e pafajshëm me uri, etje dhe mungesë ilaçesh me arsyetime të ndryshme. Çfarë bëri Hitleri në të kaluarën? Ai shtypi dhe vrau njerëz në kampet e përqendrimit”, tha presidenti Erdoğan në një intervistë për gazetën greke Kathimerini.

- Reklamim -

“A nuk është kthyer Gaza në një burg të hapur jo vetëm pas 7 tetorit, por edhe vite më parë. A nuk ishin atje për vite të tëra të dënuar me burime të kufizuara, pothuajse si një kamp përqendrimi. Kush është përgjegjës për vrasjet masive brutale dhe sistematike në Gaza pas 7 tetorit”, u shpreh presidenti turk.

“Netanyahu ka arritur një nivel që do ta bënte Hitlerin xheloz me metodat e tij gjenocidale. Po flasim për Izraelin, që shënjestron ambulancat, godet pikat e shpërndarjes së ushqimit dhe hap zjarr ndaj autokolonave të ndihmave”, tha ai.

Izraeli ka vrarë të paktën 35 mijë palestinezë që nga inkursioni ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që sipas Tel Avivit mori 1.200 jetë.

Sulmi e ka kthyer në rrënoja një pjesë të madhe të Gazës, përveç se ka shkaktuar uri dhe sëmundje të përhapura në enklavën e bllokuar që nga viti 2007.

“Do të bëjmë më të mirën për paqen e përjetshme dhe stabilitetin në marrëdhëniet turko-greke”

Presidenti turk gjithashtu foli për marrëdhëniet turko-greke, duke theksuar se do të bëjnë çmos që paqja dhe stabiliteti i përjetshëm të mbizotërojnë në marrëdhëniet turko-greke.

“Na takon neve (Türkiyes dhe Greqisë) të freskojmë marrëdhëniet dypalëshe, të tentojmë t’i shembim muret (paragjykimet)”, tha presidenti Erdoğan për të përditshmen greke Kathimerini.

Duke komentuar lehtësimin e vizave nga Greqia ndaj qytetarëve turq, që u lejon atyre të hyjnë në disa ishuj grekë në detin Egje me një procedurë të thjeshtuar dhe të shpejtë, presidenti Erdoğan tha se “kjo edhe nuk duhet të jetë e nevojshme dhe BE-ja duhet t’i japë Türkiyes liberalizimin e vizave”.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 12 Maj, 2024 May 12, 2024
Artikulli i mëparshëm RMV-ja për herë të parë me presidente – Cilat janë kompetencat e presidentit të RMV-së?!
Artikulli tjetër Inagurimi i presidentes! Siljanovska: Do të jem presidente e të gjithëve

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Teknologji

    Rekord i ri në shpejtësinë e internetit: Transferon këtë numër terabitësh në sekondë

    3shi.net July 4, 2024
    Ahmeti: Sot zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje
    Bastardët në Gaza: si snajperët izraelitë qëllojnë një grua me fëmijën përdore
    Begaj uron që Ramazani të bëjë shoqërinë shqiptare më të devotshme
    OKB: Mbi 100 mijë nxënës regjistrohen në shkollat e Gazës me fillimin e vitit shkollor
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?