Ekskluzive: Anketa e IHC – VLEN forcon pozitat, BDI humb bastionet në komunat shqiptare

2 Min. Leximi

Instituti për Hulumtim dhe Komunikim – Institute for Research and Communication (IHC) ka realizuar një anketë të zgjeruar në terren gjatë periudhës 20 qershor – 29 qershor me 1350 të anketuar shqiptarë, duke matur preferencat elektorale të qytetarëve në komunat me shumicë shqiptare për dy raundet e mundshme zgjedhore.

Sipas të dhënave të siguruara, në këtë matje bie në sy rritja e dukshme e mbështetjes për koalicionin VLEN në shumicën e komunave shqiptare, ndërsa BDI, e cila tradicionalisht ka dominuar në këto zona, duket se po humb gradualisht bastionet e saj.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se pjesë e këtyre rotacioneve janë edhe transferime jo të natyrshme drejt BDI-së nga krahu i Arben Taravarit dhe Ziadin Selës. Megjithatë, nga të dhënat e anketës vërehet qartë se votuesi i zakonshëm i Aleancës për Shqiptarët nuk e pranon këtë afrim me BDI-në, duke mbetur skeptik dhe i distancuar. Kjo tregon për një prirje të fortë të elektoratit për ndryshim dhe refuzim të rikthimit tek formacionet e vjetra politike.

Në vijim, në fotot e mëposhtme mund të shihni rezultatet e detajuara të anketës, të ndara sipas komunave dhe raundeve zgjedhore.

Metodologjia:
Anketa është zhvilluar me metodën ballë për ballë (face-to-face), me një mostër përfaqësuese të qytetarëve mbi moshën 18 vjeç, ndërsa marzhi i gabimit statistik është ±2.8%.


TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull