Klubi i Basketbollit Çair 2030 është debutuesi i vetëm në 1/4-tën e finales të Kupës së Maqedonisë, njofton Sportmania.
Ekipi nga Çairi regjistroi paraqitje të mira në pjesën e parë të sezonit dhe me plot meritë u rendit në mesin e 8 skuadrave më të mira në Kupë.
Në prag të ndeshjes me skuadran e Euro Nikel trajneri i KB Çair, Erhan Ramadan 2030 tha se ekipi i tij është i gatshëm për të dhënë më të mirën në ndeshjen e së enjtes.
“Me plot meritë jemi në këtë kompeticion. Euro Nikel 2005 është skuadër të cilën e respektojmë. Ajo është skuadra e vetme e cila na ka mposhtur në Çair. Kemi nxjerrë mësime nga gabimet e atij takimi, jemi përgatitur mirë, jemi në formë të mirë pas tri fitoreve radhazi dhe besoj që do të luajmë një ndeshje të mirë”, deklaroi trajneri Erhan Ramadan.
Përballja KB Çair 2030 – Euro Nikel 2005 luhet të enjten më fillim në orën 14:30. /Sportmania/