Gjatë ditës ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe përfaqësues tjerë qeveritarë u takuan me përfaqësues të sindikatave. Në takim është biseduar për rrogën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin e sindikatave.
“Qëndrimi i Qeverisë në lidhje me rritjen e rrogës minimale është i qartë dhe është i lidhur me ligj. Në përputhje me Ligjin, Qeveria është e obliguar ta përcaktojë nivelin e rrogës minimale deri më 31 mars. Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje në mes sindikatave dhe punëdhënësve që do ta arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin.
Po ashtu u deklaruar se Qeveria mbetet partner i punëtorëve dhe punëdhënësve dhe është e gatshme për dialog në cdo moment kur do të kërkohet nga palët në proces.
Durmishi së bashku me kryeministrin në takim me sindikatat: Do pranojmë çdo marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve për rrogën minimale
