Nis “Tetova n’festë 2026”, qyteti gjallërohet me aktivitete për 25 ditë

1 Min. Leximi

Komuna e Tetovës ka prezantuar edicionin e sivjetmë të manifestimit veror “Tetova n’festë 2026”, i cili do të mbahet nga 11 korriku deri më 4 gusht, duke sjellë një program të pasur me aktivitete për të gjitha moshat.

Gjatë 25 ditëve, qyteti do të jetë mikpritës i 40 aktiviteteve të ndryshme, me fokus në sport, kulturë, art dhe argëtim. Programi përfshin turne sportive, koncerte, netë kulturore, ekspozita, kinema të hapur, aktivitete për fëmijë dhe të rinj, si dhe shumë ngjarje të tjera që synojnë të promovojnë vlerat, traditën dhe diversitetin e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve që t’i bashkohen kësaj atmosfere festive dhe të jenë pjesë e një vere plot aktivitet, kreativitet dhe bashkëjetesë.

Manifestimi “Tetova n’festë 2026” pritet ta shndërrojë Tetovën në një qendër të rëndësishme të ngjarjeve verore, duke ofruar një program të larmishëm që promovon jetën kulturore dhe sportive të qytetit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull