Dr. Gëzim Nebiu është zgjedhur unanimisht kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Kërçovë, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të mbajtur me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë.
Në kuvend mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i cili theksoi rëndësinë e Kërçovës si kauzë kombëtare dhe bëri thirrje për mobilizim të shqiptarëve. Përveç kryetarit, u zgjodh edhe Kryesia e re e Degës.

Nebiu, pas zgjedhjes, falënderoi kuvendarët për besimin, duke e cilësuar detyrën e re si përgjegjësi dhe mision kombëtar, ndërsa u zotua për angazhim në forcimin e subjektit politik dhe zërit të shqiptarëve në Kërçovë.

