Dënime të larta për grupin “Bellanoca” për vra’sjet e Orhan Bajrami-Okit dhe Amar Ismanit

1 Min. Leximi

Tre anëtarë të grupit kriminal “Bellanoca” janë dënuar sot me burg për disa vepra penale, përfshirë përfshirjen në organizatë kriminale dhe zhvatje.

Njëri nga të akuzuarit është dënuar me 20 vjet burg, ndërsa një tjetër me 11 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale të lidhur me vrasjen e Orhan Bajrami-Okit, lider i grupit të Duqanxhikut, si dhe me vrasjen në rrugën e “Plastikave” ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Amar Ismani.

I akuzuari i tretë është dënuar me katër vjet burg për veprën penale të zhvatjes.

Ndërkohë, procesi gjyqësor vazhdon ndaj liderit të grupit “Bellanoca”, Fatljum Ajeti-Toti, si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët ndiqen penalisht për të paktën tetë vrasje, organizatë kriminale, zhvatje, kërcënime, si dhe djegie të objekteve dhe automjeteve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull