Pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Haraçinës përfaqësuesit e Shoqatës së Brezës së Shkupit në Turqi: kryetarin z. Mustafa Zeki, nënkryetarin z. Kani Yıldız dhe anëtarin e kryesisë z. Reşat Yıldız. Gjithashtu edhe bashkëvendasin tonë që jeton dhe vepron në Bruksel të Belgjikës, Rexhep Murati.
Kjo shoqatë ka dhënë një kontribut të çmuar për Komunën e Haraçinës dhe jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në dobi të qytetarëve tanë.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, pata kënaqësinë t’u dhuroj një pllaketë me simbolet e Komunës së Haraçinës z. Mustafa Zeki dhe z. Kani Yıldız, si simbol i vlerave, traditës dhe respektit tonë.
Vlerësoj lart bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e Haraçinës. Së bashku mund të arrijmë edhe më shumë.

