Daut Beqiri me aksion në terren për parandalimin e zjarreve në Haraçinë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, së bashku me anëtarë të Këshillit Komunal, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, realizuan sot një aksion ndërgjegjësues në kuadër të Këshillit për Preventivë.

Gjatë aksionit u shpërndanë fletushka informuese me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për parandalimin e zjarreve, veçanërisht në këtë periudhë me temperatura të larta.

Kryetari Daut Beqiri apeloi që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë tek institucionet kompetente.

“Parandalimi është mbrojtja më e mirë. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit janë përgjegjësi e përbashkët. Vetëm me bashkëpunim mund ta mbrojmë komunën tonë nga rreziqet e zjarreve,” u shpreh Beqiri.

Nga Komuna e Haraçinës theksojnë se aktivitete të tilla parandaluese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull