Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se është mbajtur mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e institucioneve komunale.
Mexhiti bëri të ditur se ekipet e komunës kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve.
“Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, zhvilluam mbledhjen e Shtabit të Emergjencës të Komunës së Çairit për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme. Ekipet tona kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve”, deklaroi ai.
Kryetari i Çairit theksoi se edhe personalisht ka dalë në terren së bashku me ekipet kompetente për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet në zonat ku ka nevojë.
“Tani, së bashku me ekipet kompetente, kam dalë edhe unë në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet aty ku ka nevojë”, u shpreh Mexhiti.
Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve deri në normalizimin e plotë të situatës.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve derisa situata të normalizohet”, apeloi kryetari i Komunës së Çairit.

