Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Borell dhe Várhelyi mesazh për Davkovën dhe formimin e Qeverisë

Përditësimi i fundit: 2024/05/10 at 8:56 PM
Publikuar May 10, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 10 maj – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe eurokomisioneri Olivér Várhelyi kanë dal me një komunikatë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare, zgjedhjen e Siljanovskës-Davkovës si presidente dhe formimin e Qeverisë.

Borell dhe Varahelyi theksuan se BE-ja përgëzon Presidenten Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj dhe mezi pret të punojë me te si kryetaren e parë femër të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

- Reklamim -

“Ne inkurajojmë aktorët përkatës politikë që të punojnë për të formuar një parlament dhe një qeveri të qëndrueshme. Të dy institucionet duhet të punojnë së bashku për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, duke përfshirë zbatimin e reformave kyçe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratë.

Sipas BE, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në BE dhe tani do të jetë e rëndësishme të zbatohen angazhimet e pazgjidhura të nevojshme për hapjen e grupit të parë në procesin e anëtarësimit.

“BE dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një partneritet të fortë. Vendi është plotësisht i lidhur me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe ne presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të zhvillohet më tej”, thekson Borell dhe Várhelyi.

BE-ja shton më tej se misioni i përbashkët ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve nga ODIHR dhe OSBE, Parlamenti Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i karakterizoi të dyja zgjedhjet si konkurruese dhe respektuese të lirive themelore.

“Administrata zgjedhore i organizoi zgjedhjet në mënyrë efikase. Mjedisi mediatik ishte përgjithësisht i lirë. Ndërkohë që kuadri ligjor zgjedhor hodhi bazën për zgjedhje demokratike, disa dispozita nuk ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare, sa i përket aksesit të barabartë në media, llogaridhënies së financimit shtetëror dhe aksesit në korrigjim ligjor. Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor u futën me vonesë dhe nuk pasqyruan rekomandimet e ODIHR-it.

Pasi Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të lëshojë rekomandimet e tij përfundimtare për zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi Evropian pret që të gjithë aktorët politikë, institucionet përkatëse dhe palët e interesuara të demonstrojnë përkushtimin e tyre për forcimin e demokracisë duke punuar së bashku për t’i zbatuar ato rekomandime me shpejtësi dhe shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

“Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe të rregullta parlamentare u mbajt në Maqedoninë e Veriut më 8 maj. Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ato u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike. Zgjedhjet ishin konkurruese dhe liritë themelore u respektuan, megjithëse procesi mbetet i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme”, thekson BE.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 10 Maj, 2024 May 10, 2024
Artikulli i mëparshëm Fronti Europian mblidhet nesër në Shkup
Artikulli tjetër Analisti politik Rushiti: Talat Xhaferi s’ka lënë shenjë si kryeministër

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Janevska: Arsimi dual rriti punësimin e të rinjve, po e avancojmë me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës

    3shi.net December 19, 2024
    Në Universitetin “Nënë Tereza”, 1.800 vende të lira për studentët e vitit të parë
    Qeveria e re e nis vrullshëm: 450 milionë euro investim në energjetik, 630 vende të reja të punës
    Granit Xhaka shënon supergol për Leverkusenin në ndeshjen historike që ia siguron titullin
    Gjykata e Apelit rrit dënimet për disa nga të akuzuarit në rastin “Llaskarca”
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?