Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Blerim Bexheti me “Opozitarizmin alla Artançe” në një skenë të re politike

Përditësimi i fundit: 2024/12/18 at 2:43 PM
Publikuar December 18, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kur BDI-ja u ul në bankën e opozitës, dikush do të mendonte se një frymë reflektimi dhe pendese do të mbizotëronte në rradhët e saj. Por, ja që Blerim Bexheti na rikujton se në politikë, disa role nuk harrohen lehtë, edhe kur skena ndryshon. Tani, në mungesë të Artan Grubit, i cili u shpall në listën e zezë të ShBA-së, duket se Blerimi ka vendosur të bëhet trashëgimtari i politikës së tij të dikurshme “alla Artançe”, edhe nga pozitat e opozitës.

Por si e arrin këtë? Një strategji e vjetër dhe e lodhur: përdorimi i fjalorit për grupacione kriminale si kartë politike. A nuk mësuan vallë BDI-istët asgjë nga eksperienca e fundit e “liderëve” të tyre që luanin me këto grupe dhe përfunduan të shpallur ndërkombëtarisht si të papranueshëm? Ironikisht, Blerimi vazhdon të përdorë këtë qasje, duke i dhënë opozitës një pamje që më shumë ngjan me një përsëritje farsë të asaj që ndodhi në qeverisje.

- Reklamim -

Le të mos harrojmë se Blerimi ka një histori personale që e ndjek. Para disa viteve, ai u përfol për lidhje me grupacione kriminale që njihen për vrasje, tregti droge dhe aktivitete të tjera të dyshimta. Megjithatë, sot, në vend që të distancohet nga këto praktika dhe t’i japë opozitës një zë të pastër dhe të moralshëm, ai duket se vazhdon lojën e dikurshme të ndërhyrjeve të errëta dhe fjalimeve që evokojnë skenat e së kaluarës.

Çfarë do të thotë për opozitën që Blerim Bexheti të jetë zëri i saj? Në vend që të ofrojë një alternativë të re dhe konstruktive, ai duket të jetë më shumë i interesuar të luajë politikën e hijeve, duke mos i kursyer referencat ndaj grupimeve kriminale, ashtu si Artan Grubi dikur. Ironia këtu është e qartë: një opozitë që duhet të kritikojë të shkuarën e errët të qeverisë, në vend të kësaj, po ringjall praktikat e saj më të dyshimta.

Nëse Blerimi mendon se opozitarizmi “alla Artançe” do ta rikthejë atë në skenën e madhe të pushtetit, ndoshta duhet t’i kujtojmë se kjo qasje i solli Artanit jo vetëm fundin politik, por edhe izolimin ndërkombëtar. Dhe, për më tepër, a nuk do të ishte më mirë që Blerimi të kujtojë se lidhjet me këto grupe nuk i shërbyen politikës, por e çuan atë drejt margjinave të saj?

Në skenën e re opozitare, Blerim Bexheti po luan një rol të vjetër, por në një version të ri të kësaj komedie politike. Dhe publiku, ndoshta për herë të parë, po shijon shfaqjen jo si dramë, por si një farsë e përsëritur që na kujton se kjo BDI ende nuk di si të ndryshojë aktorët, as skenarin.

TOP Lajmet

VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
3shi.net 18 Dhjetor, 2024 December 18, 2024
Artikulli i mëparshëm Thirret në Stacionin e Policisë në Karposh pronari i veturës me të cilën iku Grubi
Artikulli tjetër VLEN: Artan Grubi të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Gashi dhe Ibrahimi vizitë në objektin e gjimnazit “Sami Frashëri” që po ndërtohet në Kumanovë

    3shi.net January 18, 2025
    Taravari për rastin me dhunën ndaj foshnjës tre muajshe: Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim
    Kryeparlamentari Gashi takohet me Robert Hejzlet, drejtor i NDI-së
    Marsh protestues në mbështetje të Palestinës në Tiranë
    Ibrahimi: VLEN po shkon drejt unifikimit, por nuk e di nëse do përfundojmë si një parti
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?