BDI mblidhet në Reçicë të Vogël

1 Min. Leximi

Në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël të Tetovës, kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim po mban mbledhje.

Pikë e rendit të ditës janë çështja e veprimit të mëtutjeshëm në mbrojtje të asaj që BDI e quan, rikthim të përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve në qeveri dhe kontestimin e përfshirjes së VLEN-it në ekzekutiv.

- Advertisement -

Gjithashtu, do të diskutohet edhe për deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili ka akuzuar se udhëheqja e BDI-së po planifikon të ndërmarrë hapa për destabilizimin e vendit në tentim për ta mbrojtur pasurinë e fituar nga krimi dhe korrupsioni.

Kryesia e BDI-së pritet që ta diskutojë edhe kërkesën për veting të cilën ua ka bërë partive në pushtet, por edhe për çështje tjera të aktualitetit politik në vend.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull