ASH: Kriza në Gostivar të mos përdoret për pikë politike! Përgjegjësitë të zbardhen me procedurë transparente

1 Min. Leximi

Sipas Aleancës për Shqiptarët, parti nga radhët e së cilës vjen kryetari i Gostivarit Valbion Limani, situata me furnizimin me ujë në Gostivar po shkon drejt normalizimit, ndërsa institucionet lokale dhe qendrore po punojnë për rikthimin e gjendjes normale, përcjell TV21.

ASH, përmes një komunikate, ka bërë thirrje që kjo situatë të mos shfrytëzohet për përfitime politike në dëm të qytetarëve. Nga partia thonë se në momente të tilla prioritet duhet të jetë zgjidhja e problemit dhe mbështetja e banorëve, e jo kritikat politike.

“Rejtingu politik nuk ndërtohet mbi fatkeqësitë e dikujt tjetër”, thuhet në reagimin e ASH-së, e cila ka kritikuar ata që, sipas saj, janë mjaftuar vetëm me akuza, pa ofruar ndihmë konkrete për qytetarët e Gostivarit. Aleanca për Shqiptarët kërkon që të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë për situatën me ujin të përcaktohen përmes një procedure të drejtë, objektive dhe transparente.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull