Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Arsovksa “gënjeu” qytetarët nuk u siguroi transport publik falas!

Përditësimi i fundit: 2024/02/23 at 1:06 PM
Publikuar February 23, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 23 shkurt – Danella Arsovska u bë sinonim i dështimit dhe manipulimit të qytetarëve të Shkupit, më shumë se asnjëherë më parë kryeqyteti vendit pati nevojë për një pirjes që do ta ndryshojë e jo ta shkatërrojë. Por, Arsovska diti me mjeshtri ta përdorë gjininë e saj që Shkupit i duhet një kryetare grua, e pastaj edhe përkrahjen e VMRO-së si dhe partive shqiptare për të ardhur në krye të Shkupit. Erdhi dhe po i vjen të shkojë e që gjatë kësaj periudhe ka vetëm dështime, dhe mos realizim të premtimeve. Në fakt, të gjithë politikanët që nuk realizojnë premtimet i bie që hapur po gënjejnë qytetarët, sepse me ata premtime kanë kërkuar besimin përmes votës. Votat i kanë marrë dhe gjendjen lëre që se kanë ndryshuar por vetëm ma shumë kanë përkeqësuar, e tillë është Arsovska. Kësaj here po marrim për bazë vetëm mos realizimin e premtimit për transport publik falas, që nuk arriti dot ta përmbush as minimalisht, vetëm shkaktoi kaos në transportin publik, shkruan Zhurnal.

Arsovsksa po dështon, ka premtuar transport publik falas ka realizuar kaos në transport –

- Reklamim -

Qyteti i Shkupit, kryeqyteti i vendit po udhëhiqet për herë të parë që nga pavarësia nga një grua, Danella Arsovska, por skandalet nuk po përfundojnë edhe me këtë udhëheqësi të re. Në dhjetor të vitit të kaluar, kryetarja e tanishme, kishte deklaruar borxhi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut është i madh. “Borxhi i plotë i Qytetit të Shkupit është 50 milion euro” ka thënë Arsovska. Por, edhe përkundër kësaj shume të madhe që është zhytur në borxh qyteti i Shkupit, kryetares nuk i bëhet vonë të shpërblejë “Vardarin” me 250 mijë euro.

Por, Arsovska edhe duke e ditë që borxhi në qytetin e Shkupit është jashtëzakonisht i madh, sërish merr vendime dhe nuk tërhiqet pas, pa çka se shoferët e autobusëve kërkonin pagat për mundin e tyre, pa u menduar dy herë ka ndërprerë kontratat me agjenci transportuese të cilëve u ka borxh rreth 2 milionë euro, dhe me këtë vendim shumë qytetarë ka lënë pa transport publik, sepse këto agjenci kanë mbuluar shumë linja që kanë qenë në shërbim të qytetarëve.

Kjo është e qartë se sa ka kujdes për qytetarin në Shkup nga organet përgjegjëse, protesta pa ndal, i tërë Shkupi i bllokuar, Arsovska thoshte që nuk do ta tërheq vendimin e saj, ndërkaq shoferët kërkonin vetëm pagat e tyre asgjë më shumë. Situatë delikate që komplikohej edhe më shumë nga një menaxhere jo e mirë që nuk di të udhëheq me qytetin e Shkupit.

Në qytetin e Shkupit me ditë të tëra protestohej, Arsovska nuk brengosej –

Danella Arsovska nga një kryetare shpresëdhënëse u shndërrua në një kryetare bllokuese që nuk po zgjidhte dot asnjë problem. Çështja e transportit publik ka qenë një ndër premtimet e përditshme të kryetares së tanishme, Danella Arsovska, gjatë fushatës së saj elektorale, por menjëherë pasi u vendos në krye të qytetit harroi gjithçka edhe këtë që e kishte përsëritur çdo ditë. Kishte premtuar transport publik falas, por ja që realizoi bllokadë të transportit publik.

Faji kryesor qëndron te menaxhimi i dobët dhe jo i duhur nga kryetarja Arsovska e cila ka reflektuar që më mirë dinë ta bëjë grindjen se çdo punë tjetër. Përpos, që nuk po përmbush premtimet e saja, ajo po prish edhe punët që kanë qenë. Shoferët e autobusëve ishin të detyruar që edhe gjatë natës të flenë në rrugë për të kërkuar atë që u takon atyre asgjë më shumë, por ja që kjo e fundit nuk brengosej fare.

Kujtojmë që, gjatë mandatit të saj, për herë të parë në histori, në dy raste ka ndodhur që Shkupi të mbetet pa transport publik për shkak të grevave të kompanive private dhe JSP-së.

“Ka njerëz profesionistë që dinë të menaxhojnë qytetin”, ky ishte mesazhi kryesor i Arsovskes në fushatën zgjedhore në të cilën premtoi blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë dhe transportin falas për të gjithë.

“Nuk do të nevojiten më shumë se gjashtë muaj që të përfundojë i gjithë procesi i fazës së parë. Në fazën e dytë tashmë po kalojmë në procedurat për autobusët e rinj për atë që do të jetë e nevojshme dhe tashmë kemi filluar për atë që është premtuar në 82 ditët e para për të rishikuar linjat që janë aktualisht”, tha Danela në dhjetor 2021.

Por, tani jemi në shkurt të vitit 2024, pra tre vite më vonë prej kur është thënë kjo deklaratë, dhe asgjë asnjë hap konkret nuk është bërë në këtë drejtim. Kjo tregon për paaftësinë e saj në drejtim të realizimit të paktën të këtij premtimi që është jetik për qytetarët. Autobusët e premtuar ekologjik do të ndikonin dukshëm në uljen e ndotjes së ajrit që dëmton shëndetin e qytetarëve. Por, këto autobusë ekologjik e transporti falas nuk janë të mira si projekte vetëm kur janë premtime por edhe kur realizohen e për këto fillohet të punohet. E kjo gjë vështirë të ndodhë me një kryetare të papërgjegjshme si Arsovska.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: Arsovska
3shi.net 23 Shkurt, 2024 February 23, 2024
Artikulli i mëparshëm Toshkovski: Janë rreth 105 mijë qytetarë të fotografuar që nuk kanë marrë pasaporta
Artikulli tjetër Toshkovski: Shqipëria ka mirëkuptim për problemet e Maqedonisë me dokumentet personale

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Mickoski: Shqiptarët që do të kërkojnë formularin për aplikim për licencë do ta marrin në gjuhën shqipe

    3shi.net January 7, 2025
    Thaçit dhe Veselit iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
    Mexhiti: Kontrolli i shpejtë inspektiv është prioritet për mbrojtjen e mjedisit
    Bekim Sali merr pjesë në iftarin e OEMVP-së: Diskutime mbi politikat ekonomike dhe bashkëpunimin profesional
    Shpërthimi në veri, Vuçiq: Kemi dyshime se kush e ka urdhëruar atë dhe e di se kush mund të jetë autori
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?