Sot (05.08.2026), zyrtarët policorë nga Njësia Mobile pranë Sektorit për Punë të Komunikacionit në MPB kanë privuar nga liria M.SH. (39) nga fshati Çellopek i Tetovës. Ai, më datë 02.08.2026 rreth orës 19:20 në autostradën Shkup-Veles, me automjetin e udhëtarëve „Golf“ me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt, për çka nga ana e dëshmitarëve okularë u publikuan edhe fotografi në rrjetet sociale.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj M.SH. do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për „vozitje e pakujdesshme të automjetit“ dhe i njëjti do të nxirret para prokurorit kompetent publik.
Apel nga MPB: U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe normave të komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

