Televizioni 21 nga burime të tij ka mësuar se Arben Taravari është kandidati për President nga radhët e opozitës shqiptare, Lidhjes Europiane për Ndryshim.
Ky vendim i LEN vjen pas një kohe konsultimesh për kandidatin me të cilin do të dilnin në zgjedhje presidenciale. Propozimi që Taravari të jetë kandidat për president ka dalë që kur tre liderët e LEN, Mexhiti, Kasami dhe Gashi, bashkë me Taravarin ishin në takim me kryetarin e VV-së Albin Kurti në Prishtinë.