Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, për mbështetjen e dhënë ndaj KF Shkëndija Haraçinë pas inkuadrimit historik të klubit në Ligën e Parë të futbollit.
“Faleminderit Kryetarit të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, për mbështetjen ndaj KF Shkëndija Haraçinë!
Pas inkuadrimit historik për herë të parë në Ligën e Parë dhe deri në ndërtimin dhe realizimin e stadiumit tonë, pranë dëshmorëve të kombit të cilin presim ta fillojmë së shpejti, ndeshjet si vendas do t’i zhvillojmë në Stadiumin e Çairit.
Falënderojmë z. Izet Mexhiti për gatishmërinë dhe përkrahjen e ofruar, duke na mundësuar shfrytëzimin e stadiumit gjatë kësaj periudhe.
Shkëndija ecën përpara!”, ka shkruar Beqiri.

