Anketa e fundit: Arben Taravari bindshëm para Bujar Osmanit

1 Min. Leximi

Qendra për politika dhe komunikime ka bërë publike anketën e fundit me ç’rast kandidati për president nga rradhët e koalicionit të opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari është në epërsi kundrejt kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani.

Sipas anketës në fjalë Arben Taravari ka 14.3 për qind të votave ndërsa Bujar Osmani 9.6 për qind.

- Advertisement -

Te blloku politik maqedonas, kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska ka 36 për qind, ndërsa presidenti aktual, Stevo Pendarovski 29 për qind.

Anketa është realizuar në periudhën nga 4-7 mars të vitit 2024.

Në këtë anketë janë marrë në pyetje 1085 qytetarë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull